Milan shokon të gjithë: Dy yjet e skuadrës nxirren në shitje!

Objektivat e skuadrës së Milan në merkato për sezonin e ardhshëm do të ndikohen nga disa faktorë të ndryshëm.

Njëri ndër to padyshim që do të jetë kualifikimi në Champions League, një sukses ky që do i arkëtonte shumë të ardhura Rossonerëve.

Mirëpo kuqezinjtë kanë vendosur që të largojnë nga skuadra disa emra të mëdhenj ku dy prej tyre kanë çuditur të gjithë.

Bëhet fjalë për Rafael Leao dhe kapitenin Alessio Romagnoli ku për këtë të fundit askush nuk e bënte me mend që do sakrifikohej nga drejtuesit e skuadrës.

Kërkesat e larta për rinovim dhe ardhja e Fikayo Tomorit kanë detyruar Maldinin që të marrë një vendim të tillë ku pritet të arkëtohet një shumë e konsiderueshme nga shitja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here