E bujshme: Tammy Abraham në verë te gjiganti italian

Tammy Abraham drejt transferimit në Itali!

Sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham mund të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit, pasiqë e ka humbur vendin e titullarit pas transferimit të Timo Werner.

Abraham ka luajtur në 31 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 12 gola, statistika mbreslënëse për një sulmues 23-vjeç.

E përditshmja angleze Evening News, raporton se Abraham ka përfunduar në shënjestrën e Paolo Maldinit.

Përveç bisedimeve për Fikayo Tomorin, Milan dhe Chelsea do të diskutojnë edhe për transferimin e Abraham.

Blutë e Londrës janë të gatshëm ta lënë të lirë anglezin për 40 milionë euro, por në rast se Rosonerët nuk e blejnë kartonin e Tomorit, atëherë do ta ulin çmimin e Abraham për tu transferuar te Milan.

Rosonerët janë të vendosur për ta blerë kartonin e Tomorit dhe do të tentojnë huazimin e Abraham. Blutë janë të hapur për këtë opsion, pasiqë Abraham mund të rritet si futbollist nëse luan në Serie A.

Evening Standard, shkruan se bisedimet mes klubeve kanë filluar dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here