Blerja e re, Conte ofron dy yjet e skuadrës për të!

Operacion interesant në merkato në kampin e skuadrës së Interit.

Bëhet fjalë për një shkëmbim dy me një për shkak të krizës ekonomike të Neroazzurëve dhe pronarët e Suning nuk kanë dëshirë për investime të mëdha gjatë kësaj merkatoje.

Beppe Marotta tashmë ka filluar punën dhe pritet që javëve të ardhshme gjithçka të konkretizohet me sukses.

Bëhet fjalë për Filip Kostic të Eintracht Frankfurt i cili kërkohet nga Conte për të zëvëndësuar Ashley Young i cili do largohet këtë verë.

Inter po bëhet gati që për serbin të ofrojë shërbimet e Matias Vecino dhe Valentino Lazaro plus një shifër prej 7 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here