Fiorentina është duke kërkuar 30 milinë euro për qendër-mbrojtësin e saj.
Nikola Milenkovic është shprehur i gatshëm që të largohet këtë verë nga skuadra e Fiorentinës, raporton Calcio Mercato.
Mbrojtësi ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë gjë që nënkupton se Fiorentina duhet ta shesë atë tani në mënyrë që mos ta humbasë vitin e ardhshëm me parametra 0.
Manchester United dhe West Ham janë në krye të kësaj gare për serbin dhe kanë shprehur gatishmërinë për të paguar shifrën prej 30 milionë eurosh për shërbimet e tij.