Chelsea është shprehur e gatshme për të rinovuar kontratën me futbollistin e saj, Armando Broja, raporton kështu The Suri.
19 vjeçari ka kaluar një sezon fantastik në Eredivisie ku ishte i huazuar tek skuadra e Vitesse dhe kjo ka bindur Blutë e Londrës që ti ofrojnë atij një kontratë të re.
Broja, i cili ka një kontratë me Chelsean që skadon në vitin 2022 ka arritur që këtë sezon të shënojë 10 gola në 28 paraqitje për skuadrën holandeze duke e ndihmuar atë që të ngritet në vendin e katërt.