Shokuese: Morata tek rivalët e Juventusit!

Atletico e cila është duke luftuar për titullin në La Liga po kërkon që ta revolucionarizojë plotësisht sulmin e saj për sezonin e ardhshëm.

Tashmë Suarez nuk është i mjaftueshëm për Simeonen dhe argjentinasi po kërkon ta sjellë bashkëkombasin e tij, Lautaro Martinez.

Bëhet fjalë për një operacion të komplikuar mirëpo që mund të finalizohet duke marrë parasysh krizën e thellë në të cilën Inter është zhytur.

Skuadra spanjolle po bëhet gati për ti ofruar deri në 25 milionë euro plus shërbimet e Alvaro Moratas për të bindur Neroazzurët që të ulen në bisedime.

Sulmuesi spanjoll ka një vlerë prej 45 milionë eurosh dhe mund të jetë një aset i rëndësishëm për zikaltërit për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here