Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes do ta shohë pagën e tij duke u dyfishuar gjatë kësaj vere, raporton The Sun.
Fernandes po kalon një formë fantastike dhe është shndërruar në futbollistin kyç për mesfushën e Djajve të Kuq qysh prej ardhjes nga Sporting Lisbona.
Me kontratën e ri ai pritet që të përfitojë diku rreth 200,000 funta në javë.