Barca ringjallë interesimin për Lautaron!

Barcelona është shprehur e gatshme për të ringjallur interesimin e saj për sulmuesin Lautaro Martinez, kështu raporton Calcio Mercato.

Gjigantët spanjollë dështuan që ta transferonin atë gjatë verës së kaluar mirëpo tani po përgatisin një ofertë prej 60 milionë eurosh në drejtim të Neraozzurëve.

Inter mund të jetë e gatshme për të negociuar përballë një krizë të thellë ekonomike, mirëpo nga ana tjetër Lautaro Martinez është shprehur që është i lumtur tek skuadra e saposhpallur kampione në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here