E bujshme: Milan transferon yllin e Arsenalit

Elliott hap thesin, Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Rosonerët do ti përmbahen politikës së tyre me transferime jo shumë të shtrenjta dhe Maldini e ka piketuar një super transferim.

Siç raporton portali spanjoll Todo Fichajes, Milan synon transferimin e Hector Bellerin nga Arsenali.

Mbrojtësi spanjoll pritet të largohet nga Emirates në fund të sezonit edhe pse kontrata e tij me Topçinjtë skadon në vitin 2023.

Rosonerët e shohin 26-vjeçarin si përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe për transferim e tij do të ofrojnë 20 milionë euro.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe Arsenali pritet ta pranojë ofertën e Milanit, shkruan Todo Fichajes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here