Goditje me kosto zero: Milan transferon mbrojtësin e Premier League

Paolo Maldini ka piketuar goditjen me parametra zero.

Milan është në kërkim të një zëvendësuesi për Theo Hernandez në krahun e majtë të mbrojtjes dhe një rast i artë mund të vijë nga Anglia.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ryan Bertrand, i cili duket se do të lirohet me kosto zero nga Southampton.

“Oferta për rinovimin e kontratës nuk është pranuar nga përfaqësuesit e Bertrand”, ka bërë të ditur klubi anglez dhe  kuqezinjtë duket se janë vënë në lëvizje, ashtu si Arsenal dhe Monaco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here