Adios La Liga, Barcelona barazon me Levanten

Barcelona për turp! Nga fitore e sigurtë në barazim dramatik dhe i falur. Messi & Co nuk mjaftojnë për të mbajtur 3 pikët dhe shpresuar te La Liga. Tashmë gjithçka bëhet më e vështirë dhe gati e pamundur.

Ashtu si Granada, edhe Levante e ndalon.

Mjafton që të shihet fakti që çdo ndeshje frika sa herë kundërshtari sulmon është e madhe!

Ashtu si sonte, kur nga 2-0 për katalanasit në pjesën e parë, në 45′ e dyta kaosi ka rrethuar prapavijën blaugrana!

E ndërsa Levante goditi dy herë duke shkuar 2-2, u mendua se goli i Dembele do të zgjidhte gjithçka, pasi çoi shifrat në 2-3. Por, në fund, Dest u driblua si një amator në krah dy herë, teksa Leon do të merrte pasimin e duhur duke goditur në shtyllën e parë dhe barazuar 3-3.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here