Nuk është Belotti: Milan transferon yllin e Torinos për 20 milionë euro

Rosonerët për shopping te Torino.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe kanë piketuar disa emra për merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasiqë Romagnoli pritet të largohet nga San Siro.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen te Torino dhe bëhet fjalë për Bremer.

Bremer po bën një sezon të shkëlqyeshëm te Torino duke realizuar katër gola, statistika mjaftë të mira për një qendërmbrojtës.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Milan do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e brazilianit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here