Shkëmbim spektakolar: Griezmann rikthehet në Madrid, ylli i Atleticos te Barcelona

Diego Pablo Simeone vazhdon të insistojë për francezin.

Mediat spanjolle raportojnë se Atletico Madrid ka rikthyer interesimin për transferimin e Antoine Griezmann.

Simeone ia ka kërkuar drejtuesve rikthimin e francezit dhe Colchoneros kanë gati ofertën për Barcelonën.

Siç raporton Don Balon, Atletico është e gatshme tia ofrojë Barcelonës kartonin e Yannick Carrascos në këmbim të Griezmann.

Carrasco ka gjetur formën e duhur këtë sezon dhe do të ishte një përforcim ideal për krahun e majtë të sulmit.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse Barcelona dhe Atletico do të arrijnë marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here