Goditje për Champions: Pau Torres në Serie A!

Pau Torres në shënjestrën e gjigantit italian!

Mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres, është njëri nga lojtarët më të kërkuar kohët e fundit.

Spanjolli ka zhvilluar 41 ndeshje këtë sezon, ka realizuar tre gola dhe ka bërë dy asistime, shifra kto mbreslënëse për një qendërmbrojtës.

Interesim për 22-vjeçarin kanë shfaqur Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid, ndërsa sipas raportimeve të fundit në garë është futur edhe Napoli.

Napoletanët janë pranë kualifikimit në Champions dhe De Laurentiis nuk do të kursehet nëse skuadra siguron kualifikimin.

Calcio Mercato, raporton se Napoli ka përgatitur ofertën prej 30 milionë eurove për Pau Torres.

Mbetet ta shohim nëse spanjolli do ta vazhdojë karrierën në San Paolo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here