Bombë nga Italia: PSG huazon Icardin te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi mund të luaj përsëri në Itali sipas raportimeve të fundit.

Icardi ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 12 gola dhe ka bërë 6 asistime, mirëpo nuk bën pjesë në planet e Pochettinos, pasiqë ky i fundit preferon Keane.

Parisienët janë të gatshëm ta huazojnë Icardin dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani, raporton Calcio Mercato.

Falë marrëdhënieve të mira me Leonardon, Milan pritet të arrijë marrëveshje me PSG për huazimin e Icardit, ndërsa argjentinasi është i hapur për tu rikthyer në Milano.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here