Chelsea mposht Leicesterin dhe siguron kualifikimin në Champions

Chelsea ka mundur 2-1 Leicester në javën e 37-të të Premier League dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Pjesa e parë e sfidës së luajtur në Stamford Bridge është mbyllur në 0-0 pas dy golave që i janë anuluar Ëerner për pozicion jashtë loje dhe një prekje të topit me dorë.

Në fillimin e së dytës, Rudiger ka kaluar në avantazh londinezët dhe Jorginho ka dyfishuar avantazhin nga pika e bardhë.

Goli i Djelprave është realizuar në minutën e 76-të nga Iheanacho, i cili është bërë lojtari i parë në histori që ka realizuar në çdo ditë javës në një sezon të Premier League.

Chelsea është ngjitur në vendin e tretë me 67 pikë, një më shumë se Leicester.

Liverpool është vetëm 3 pikë larg Dhelprave dhe që ka një ndeshje më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here