Formacionet zyrtare: Atalanta – Juventus

    Gjithçka gati për finalen e Kupës së Italisë mes Atalanta-s dhe Juventus-it, që do të përballen në orën 21 në Mapei Stadium.

    Gasperini ka vendosur t’i besojë treshes Pessina, Malinovskyi dhe Zapata, me Ilicic dhe Muriel që do ta nisin nga stoli. I njëjti fat edhe për Gjimshitin, i cili ka humbur balotazhin me Palomina.

    Surprizë në sulm për Andrea Pirlo-n, që ka zgjedhur përsëri, pasi e ka bërë kundër Inter-it të shtunën e kaluar, Dejan Kulusevski në krah të Cristiano Ronaldo.

    Në stol Dybala dhe Morata, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Cuadrado, De Ligt, Chiellini dhe Danilo.

    Formacionet zyrtare

    ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Romero, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Zapata.

    JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here