I tepërt tek Barca, Griezmann vendos për të kaluar në Serie A!

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann mund ta shohë veten këtë verë në Serie A.

Francezi nuk ka bindur shumë me paraqitjet e tij dhe largimi nga Camp Nou duket shumë pranë të ndodhë gjatë kësaj merkatoje verore.

Sport raporton që Griezmann mund të përfundojë tek skuadra e Juventusit ku mund të zërë vendin e Cristiano Ronaldos.

Portugezi mund të largohet nëse Zonja e Vjetër nuk siguron një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm por edhe kualifikimi aty nuk garanton asgjë për skuadrën bardhezi.

Biankonerët po bëjnë gati një ofertë huazimi dhe ti paguajnë plotësisht pagën e tij në qoftë se Barcelona e lejon një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here