Aguero do të kryejë kontrollet mjekësore tek Barcelona!

Finalizimi i marrëveshjes mes argjentinasit dhe katalanasve duket më pranë se kurrë.

Kjo për faktin që Sergio Aguero pritet të vijë në Barcelonë për të kryer kontrollet mjekësore pas ndeshjes finale të Champions League që Manchester City do ta zhvillojë kundër skuadrës së Chelseas.

Mundo Deportivo ka shkruar që marrëveshja që e sheh argjentinasit tek Barcelona është e kryer 80% dhe kanë mbetur vetëm kontrollet fizike për të përmbyllur gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here