Mesfusha: Maldini goditje 40 milionëshe për këtë repart!

Milan këtë verë rrezikon shumë që të humbas shërbimet e mesfushorit të saj, Hakan Calhanoglu i cili po kërkon një skuadër e cila është në gjendje ti ofrojë një pagë më të lartë.

Rossonerët kanë ofruar për turkun një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon por një gjë e tillë është refuzuar nga futbollisti.

Tani në radarët e Paolo Maldinit ka hyrë mesfushori i Udineses, Rodrigo De Paul i cili pritet të largohet nga frulianët këtë verë.

La Gazzetta dello Sport raporton që me shitjen e Calhanoglut do ti hapeshin rrugët kuqezinjëve për një transferim 40 milionësh të argjentinasit i cili kërkohet edhe nga rivalët e Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here