Ndodhë edhe kjo: Shkëmbim trajnerësh mes gjigantëve italianë!

Një gjë shumë e çuditshme ka filluar të përmendet nga mediat italiane të cilat shkruajnë për një shkëmbim trajnerësh nga dy gjigantët e Serie A.

Il Mattino raporton që Napoli dhe Lazio janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për të shkëmbyer trajnerët e tyre për shkak se nuk po kalojnë periudha të mira në skuadrat e tyre respektive.

Se ky shkëmbim është shumë i mundur të ndodhë tregon fakti që Aurelio De Laurentiis ka dhënë dritën e gjelbërt për një takim me Simone Inzaghin.

Ndërkohë që edhe Claudio Lotito është i interesuar për të caktuar një takim me Gattuson javën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here