Mesfushori i Barcelonës po kërkohet në Francë dhe Angli.
Mesfushori i katalanasve, Miralem Pjanic tashmë është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrat e Chelseas dhe Paris Saint Germain, raporton Le10Sport.
Me një sezon që rezultoi i dështuar për shkak se nuk arriti asnjëherë të sigurojë një vend titullari tek skuadra e Koeman për boshnjakun tashmë e vetmja mundësi është një transferim në Ligue 1 ose Premier League.