Brozovic tek PSG, ylli parizien vjen në San Siro!

Tek Inter, situata me Marcelo Brozovic ka nevojë që të sqarohet në një periudhë kur ai ka vetëm edhe një vit kontratë me Neroazzurët.

Mirëpo siç raporton Gazzetta dello Sport, Inter po mendon që të arrijë një marrëveshje shkëmbimi me PSG ose ta shesë kroatin këtë verë.

Bëhet fjalë për Leandro Paredes i cili ka qenë edhe më herët i përfolur për një transferim tek skuadra e zikaltërve për shkak të interesimin nga presidenti Zhang.

Në rast se një gjë e tillë nuk arrin të konkretizohet, Inter është e gatshme për ta lënë atë të transferohet në Paris për një shifër prej 40 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here