Pioli me një këmbë jashtë: Legjenda e Milanit merr drejtimin e Rossonerëve!

Stefano Pioli vështirë që do të ketë mundësinë për të drejtuar kuqezinjtë edhe për një sezon tjetër.

Kjo për shkak se drejtuesit e skuadrës kanë plane të tjera në mendje.

Bëhet fjalë për të vënë në krye të skuadrës, legjendën e kuqezinjëve, Andriy Shevchenko.

Trajneri aktual i kombëtares së Ukrainës ka deklaruar që do ishte tepër i lumtur nëse do të merrte drejtimin e skuadrës që kaloi vite të jashtëzakonshme me të.

Ai shtoi që Milan ka zhvilluar një sezon shumë të mirë por në ndeshjen kundër Cagliarit fati nuk ishte me ta dhe se tani janë të detyruar të fitojnë kundër Atalantas.

Në rast se dështon për tu kualifikuar në Champions atëherë kjo do të thotë fundi për Piolin dhe do të hapen dyert për ukrainasin që të vijë në krye të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here