Suarez hero, Atletico fiton La Ligan, përmbysja e Realit nuk mjafton

Atletico Madrid është kampion i Spanjës!

Skuadra e Diego Simeone-s ka fituar titullin në javën e fundit të kampionatit pasi ka mundur 2-1 me përmbysje në transfertë Valladolid-in e Fenomenit.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 18-të me Plano-n, por Correa (57′) dhe Suarez (67′) kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë duke i dhuruar titullin Atletico-s dhe dike zbritur nga kategoria Valladolid.

Fitore me përmbysje edhe për Real Madrid kundër Villarreal, por skuadra e Zidane duhet të ngushëllohet me vendin e dytë në La Liga.

Benzema (87′) dhe Modric (92′) kanë përmbysur golin e shënuar nga Pino në minutën e 20-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here