Forma e mirë që kaloi skuadra këtë sezon në Premier League nuk do të kalojë pa u shpërblyer edhe për trajnerin David Moyes.
Trajneri i skuadrës londineze, David Moyes është shumë pranë dakordimit për të nënshkruar një kontratë të re 3 vjeçare.
Ish trajneri i Everton dhe Manchester United ka kaluar një sezon jashtëzakonisht pozitiv me ‘Hammers’ ku skuadra e tij renditet në vendin e 6-të, kur ka mbetur për tu zhvilluar vetëm edhe një ndeshje.