Rosonerët kanë gati goditjen e parë në merkato pas kualifikimit në Champions League.
Milan siguroi mbrëmë kualifikimin në Champions League pas fitores në transfertën me Atalantën dhe tani Rosonerët kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Problemi kryesorë i Milanit muajt e fundit ka qenë rinovimi i kontratës me Donnarumman.
Për momentin gjasat për tu arritur marrëveshja janë të pakta dhe prandaj Maldini ka intensifikuar bisedimet me Lille për transferimin e Mike Maignan.
Maignan e ka mbajtur rrjetën të paprekur 19 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ndërsa Milan ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e tij.
Rosonerët do të paguajnë 15 milionë euro për kartonin e Maignan, ndërsa 25-vjeçari do të firmos kontratë pesë vjeçare me pagë prej 3 milionë eurove në sezon.