Punë e kryer: Zbulohet data e zyrtarizimit të Agueros si futbollist i Barcelonës

Leo Messi do ta bëjë të ditur vendimin për të ardhmen gjatë kësaj jave, por ia ka komunikuar skuadrës dhe bordit të Barcelona-s, sipas Dona Balon.

Kjo është konfirmuar pjesërisht edhe nga Pep Guardiola, i cili ka thënë se Sergio Aguero do të luajë sezonin e ardhshëm te Barça me Messi-n.

Pikërisht transferimi i Kun në Spanjë duket se ka bindur Leon të pranojë rinovimin me katalanasit.

Marrëveshja është arritur prej kohësh dhe do të zyrtarizohet para 30 qershorit, data e skadencës së kontratës aktuale, dhe para se Messi të largohet për Copa America.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here