Leo Messi do ta bëjë të ditur vendimin për të ardhmen gjatë kësaj jave, por ia ka komunikuar skuadrës dhe bordit të Barcelona-s, sipas Dona Balon.
Kjo është konfirmuar pjesërisht edhe nga Pep Guardiola, i cili ka thënë se Sergio Aguero do të luajë sezonin e ardhshëm te Barça me Messi-n.
Pikërisht transferimi i Kun në Spanjë duket se ka bindur Leon të pranojë rinovimin me katalanasit.
Marrëveshja është arritur prej kohësh dhe do të zyrtarizohet para 30 qershorit, data e skadencës së kontratës aktuale, dhe para se Messi të largohet për Copa America.