Maldini fantastik: Milan siguron tre goditje me parametra zero

Gati tre super transferime me parametra zero!

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, pas kualifikimit në Champions League.

Milan siguroi sot përforcimin e parë për merkaton e verës. Mike Maignan kreu me sukses testet mjekësore dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Mirëpo Rosonerët nuk ndalen me kaq. E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Milan është pranë transferimit të Olivier Giroud, Danilo D’Ambrosios dhe Elseid Hysajt.

Rosonerët janë në bisedime me përfaqësuesit e lojtarëve dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti. Treshja do të transferohet në San Siro me parametra zero.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here