Barcelona sakrifikon Lenglet për yllin e La Ligas

Clement Lenglet bën gati valixhet, Barcelona do ta sakrifikojë francezin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të rivalëve të tyre.

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet është në qendër të kritikave pas një sezoni të dobët.

Joan Laporta është i gatshëm të sakrifikojë francezin për të transferuar Diego Carlos nga Sevilla.

Carlos konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë për momentin, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që po bën te Sevilla.

Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Sevillas 30 milionë euro dhe kartonin e Lenglet në këmbim të Carlos, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti raporton, Don Balon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here