Juventus po bën gati ‘fshesën’ këtë verë për të larguar emrat që nuk i planifikon ti ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Biankonerët kanë bërë të ditur që emri i parë që pritet të largohet gjatë muajve të verës është ai i mbrojtësit Merih Demiral, raporton Calcio Mercato.
23 vjeçari nuk është i lumtur në Allianz Stadium për shkak të minutave të paktë që ka pasur në dispozicion dhe skuadra do ta shesë atë në rast se vjen oferta e duhur.
Demiral këtë sezon ka zhvilluar vetëm 21 ndeshje ku 15 prej tyre ishin në Serie A.