Merkatoja e verës pranë: De Ligt i ngopur me Juven, ka gjetur skuadrën e re!

Mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, Matthijs De Ligt është i pakënaqur me situatën tek Zonja e Vjetër dhe tashmë ka dhënë shenja që dëshiron largimin.

Bëhet fjalë për skuadrën e Barcelonës, të cilën e kishte refuzuar para dy viteve për tu transferuar tek Biankonerët.

Mirëpo gjërat nuk shkuan siç planifikoi tek Juventus edhe për shkak të dëmtimeve dhe mediat katalanase shkruajnë që ai nuk është më i lumtur tek Zonja e Vjetër.

Mbi të gjitha rol të madh luan Frenkie de Jong, i cili është mik shumë i mirë i tij dhe ai mund të vijë në Camp Nou për tu bashkuar me të.

Vlera e De Ligt në merkato aktualisht kap vlerën e 75 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here