Dybala tek Atletico Madrid, ylli i madrilenëve zbarkon në Torino!

Paulo Dybala po kalon javët e fundit si futbollist i skuadrës së Juventusit dhe kjo gjë po konfirmohet dita ditës me lëvizjet që po ndodhin në merkato.

U raportua që edhe Milani ishte interesuar për shërbimet e argjentinasit mirëpo ky lajm u hodh menjëherë poshtë nga Rossonerët.

Tashmë marrëveshje duket se po kërkohet të arrihet me Atletico Madrid me një shkëmbim të mundshëm mes tij dhe Angel Correas.

Vlera e dy futbollistëve duket se nuk ka shumë dallim pasi Los Colcheneros e vlerësojnë Correan me një shifër prej 40 milionë eurosh ndërkohë edhe Zonja e Vjetër nuk kërkon një shifër më të madhe për Dybalan.

Të dy futbollistët pëlqehen nga skuadrat respektive dhe një marrëveshje duket se nuk do të jetë e vështirë për tu arritur mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here