Liverpool është duke diskutuar mundësinë për një marrëveshje të mundshme me AC Milan për transferimin e mesfushorit të tyre, Hakan Calhanoglu, raporton Calciomercato.
Përfaqësuesi i kombëtares turke këtë verë do të mbetet pa kontratë me Milanin dhe interesimi për të sa po vjen e po rritet.
Juventus përflitet që është favoritja për të siguruar shërbimet e tij mirëpo akoma nuk ka negociata mes palëve, gjë që i jep shumë shpresë skuadrës së The Reds.