Zbulohet objektivi kryesor i Allegrit për merkaton e verës

Misioni mesfushë.

Juventus synon ta përforcojë të sajën duke ndjekur udhëzimet e Massimiliano Allegri-t.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri livornez pëlqen shumë Manuel Locatelli-n: ish-mesfushori i Milan-it, aktualisht te Sassuolo, mbetet objektivi numër një.

Por mund të kemi edhe një rikthim të bujshëm. Gjithmonë sipas Gazzetta-s, Allegri mund të kërkojë kthimin e Miralem Pjanic, që ka zhgënjyer te Barcelona.

Vlera e kartonit të boshnjakut e bën pak më të vështirë transferimin e tij në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here