E bujshme: Sterling transferohet te rivalët e Cityt

Lajm i bujshëm nga Anglia, Raheem Sterling largohet nga Manchester City, por jo nga Premier League.

E përditshmja angleze Daily Mail, raporton se Raheem Sterling ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.

Topçinjtë synojnë transferimin e Sterling, i cili nuk bën pjesë në planet e Guardiolës.

Sterling nuk është më titullar te City, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të Phil Foden dhe Citizens janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Sterling ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, ndërsa për kartonin e tij Arsenali do të duhet të ofrojë më së paku 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here