Milan sakrifikon Hauge, në San Siro ylli i Serie A!

Gjiganti italian është i gatshëm për të sakrifikuar Jens Petter Hauge në mënyrë që të sjellë në San Siro një emër më të madh.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga rivalët e përjetshëm të Interit.

Siç rapoton Tuttosport, Rossonerët janë duke përgatitur një ofertë shumë të volitshme në drejtim të skuadrës fruliane.

Kuqezinjtë janë gati për të ofruar shërbimet e norvegjezit plus 25 milionë euro të tjera për të bindur argjentinasin që prej sezonit të ardhshëm të veshë fanelën kuqezi.

Në garë për De Paul përveç Interit janë edhe skuadrat e Juventus, Atletico Madrid, Manchester United dhe Leeds United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here