Chelsea e interesuar për Lukakun!

Blutë e Londrës pas triumfit në Champions League kanë mbushur arkat e tyre dhe kanë kthyer vëmendjen kah merkatoja.

Romelu Lukaku i Interit është emri që po kërkohet të transferohet nga skuadra e Thomas Tuchel.

Synimi i Chelseas është që të triumfojnë në Premier League sezonin e ardhshëm dhe sulmuesi belg duket i duhuri për të mbajtur përgjegjësinë e sulmit.

The Guardian ka dalë me një raportim që thekson se Romelu Lukaku po kërkon gjithashtu rikthimin në Premier League për shkak të largimit nga stoli i Interit të Antonio Contes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here