Ylli i Manchester City këtë verë mund të transferohet në Emirates Stadium.
Arsenal është duke udhëhequr garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Citizens, Raheem Sterling, siç raporton The Sun.
Mike Arteta është një admirues i madh i 26 vjeçarit mirëpo paga e tij prej 300,000 funtash në javë e bën pak problematik transferimin e tij në Londër.
City gjithashtu po konsideron mundësinë që të përdorin Sterling për të transferuar Harry Kane nga Tottenham, i cili ka një vlerë prej rreth 150 milionë funtash.