Joao Felix pret me padurim të largohet nga Atletico Madrid këtë verë.
Sipas Okdiario’s, portugezi i ka kërkuar largimin klubit madrilen.
Problemi është se Atletico do ta ketë të pamundur të rikuperojë shumë 120 milionë euro të shpenzuarpër ta blerë lojtarin, duke parë se vlera e tij ka rënë ndjeshëm.
Atletico pritet ta nxjerrë në shitje fantazistin në ditët e ardhshme.
Për Joao Felix është interesuar Manchester United vitin e kaluar, por ai pëlqehet shumë edhe nga drejtuesit e Juventus.