Kampionët e Premier League rikthejnë përsëri vëmendjen e tyre tek mbrojtësi spanjoll.
Manchester City tashmë ka kontaktuar me Barcelonën për mundësinë e transferimit të mbrojtësit së djathtë, Sergi Roberto, raporton SPORT.
29 vjeçarit akoma nuk i është ofruar një rinovim kontrate në Camp Nou edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2022.
Roberto është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë në drejtim të tij në qoftë se Barcelona vendosë për të mos i rinovuar kontratën edhe pse dëshira e tij mbetet të qëndrojë në Camp Nou.