Vjen oferta: Milinkovic-Savic tek gjiganti i Serie A!

E ardhmja e mesfushorit Sergej Milinkovic-Savic gjatë muajve të ardhshme do të ketë vëmendjen më të madhe tek skuadra e Lazios.

Qëndrimi i serbit tek Lazio duket i vështirë për shkak të interesimit të madh të shumë skuadrave dhe së fundmi në garë për të ka hyrë edhe Juventusi.

Trajneri i ri, Massimiliano Allegri, e çmon lart cilësinë e tij dhe ka shprehur dëshirën për ta pasur nën urdhërat e tij për sezonin e ardhshëm.

Edhe vetë dëshira e serbit duket që është transferimi tek Biankonerët.

Skuadra nga Torino në fakt ka kohë që po e ndjekë me vëmendje atë dhe kjo verë pritet të jetë vendimtare ku një ofertë e majme do të detyronte presidentin Claudio Lotito që ta lërë atë të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here