Sulmi: Agnelli njofton transferimin më të ri!

Massimiliano Allegri ka bërë të ditur që emri i ri në sulm është një hap larg nënshkrimit të kontratës me Zonjën e Vjetër.

E ardhmja e ‘mjegullt’ e Alvaro Moratas ka detyruar drejtuesit e Biankonerëve që të kthejnë sytë kah merkatoja për të gjetur një qendërsulmues të ri dhe tashmë duket se ja kanë arritur qëllimin.

Bëhet fjalë për Memphis Depay të Lyon i cili pritet të largohet nga Ligue 1 këtë verë.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe mund të transferohet në Allianz Stadium me parametra 0.

Puna i është lehtësuar Juventusit për shkak se Barcelona ka nënshkruar me Kun Agueron dhe nuk është më e interesuar për holandezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here