Gati goditja e madhe: Mourinho transferon yllin 50 milionësh te Roma

Kthimi i madh i Jose Mourinho-s në Serinë A autorizon tifozët e Roma-s që të kenë ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Historia ka treguar se skuadrat që drejton Mou bëjnë investime të rëndësishme në merkato. Tifozët verdhekuq shpresojnë që e njëjta gjë të ndodhë edhe te Roma.

Këto shpresa janë ndezur akoma më shumë nga AsRomaLive.it, që ka bërë të ditur se klubi italian është kontaktuar nga disa ndërmjetës për Gabriel Jesus.

Sezoni i brazilianit, i cili është kërkuar edhe nga Juventus dhe Inter në të kaluarën, nuk ka kaluar një sezon shumë të mirë dhe është lënë në stol nga Guardiola në finalen e Champions League, një tjetër tregues për një largim të mundshëm të lojtarit në fund të sezonit.

Lojtari paguhet 4.6 milionë euro në sezon, por pengesa e vërtetë është vlera 50 milionë euro e kartonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here