Saul pranë largimit nga Atletico Madrid!

Saul Niguez me shumë mundësi do të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll është pjesë e Los Colchoneros qysh prej vitit 2008 kur ju bashkua skuadrës së parë nga akademia e këtij klubi.

Mirëpo tashmë largimi i tij nga Wanda Metropolitano duket i paevitueshëm pasi një gjë të tillë e ka kërkuar vetë futbollisti.

Duket se spanjolli tashmë po kërkon një aventurë jashtë Spanjës dhe larg skuadrës së tij të zemrës.

Atletico Madrid ndërkohë i ka vënë atij një çmim prej rreth 80 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here