Barcelona po hasë në konkurencë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Liverpool.
Paris Saint Germain po mundohet që të ‘rrëmbejë’ shërbimet e Giorginio Wijnaldum i cili pritet të largohet nga The Reds gjatë javëve të ardhshme.
Holandezi do të jetë pa kontratë në fund të këtij muaji dhe po përflitet shumë një transferim me parametra 0 tek skuadra katalanase.
Megjithatë PSG ka bërë gati një ofertë ekonomike tejet joshëse për 30 vjeçarin e cila mund ti ndryshojë mendjen futbollistit.