Lukaku rinovoi por Lautaro drejt skuadrës së re!

Inter ditë më parë i rinovoi kontratën Romelu Lukakut por një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe me sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Kjo pasi ai këtë verë pritet që të lërë Interin për tu transferuar në Spanjë mirëpo jo tek Barcelona ose Real Madrid.

Është pikërisht Diego Simeone që po kërkon blerjen e bashkëkombasit të tij gjatë kësaj vere dhe financat e skuadrës e lejojnë një aventurë të tillë.

Atletico duhet që ti paguajë Interit një shifër prej 70 milionë eurosh pasi kjo e fundit po kërkon të mbledhë fonde nga shitja e yjeve të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here