Arsenal po bën gati transferimin e Neves!

Ylli portugez po përflitet për një transferim të mundshëm këtë verë në Londër.

Arsenal po bëhet gati për një ofertë verore për të realizuar transferimin e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves, raporton The Times.

Topçinjtë po shohin tek 24 vjeçari zëvëndësuesin ideal të Dani Ceballos i cili këtë verë do të rikthehet tek skuadra e Real Madrid pasi do ti skadojë kontrata e huazimit në Emirates Stadium.

Neves ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Wolves mirëpo këtë verë mund të jetë i volitshëm në merkato për këdo që është në gjendje që të ofrojë një shifër prej 35 milionë funtash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here