Milik rikthehet në Serie A mirëpo nuk bëhet fjalë për Milanin!

Ditëve të fundit emri i ish sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik është përmendur shumë nga mediat italiane për një rikthim të mundshëm në Serie A, kësaj rradhe tek Milani por një gjë e tillë duket se nuk do ndodhë.

Tashmë në garë ka hyrë skuadra e Juventusit e cila duket shumë më serioze sesa Milani për ta rikthyer atë.

Siç raporton Tuttosport, marrëdhëniet e shkëlqyera të sulmuesit të Marseille dhe të presidentit të kësaj skuadre Pablo Longoria me përfaqësuesit e Juventusit e bëjnë rikthimin e tij në Serie A shumë të mundshëm të ndodhë javëve të ardhshme.

Alvaro Morata mund të largohet këtë verë nga Torino dhe kjo do ti japë polakut hapësirën e nevojshme për të siguruar një vend titullari tek Biankonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here